Kim Kardashian zbulon kërkesën e vetme që kishte për Kanye West

Kim Kardashian ka folur rreth marrëdhënies së tensionuar me ish-bashkëshortin, Kanye West.
Në sezonin e dytë të “The Kardashians” që u publikua natën e mbrëmshme, 42 vjeçarja foli për raportin me reperin edhe kur ai nuk pranonte të fliste me të, transmeton Indeksonline.
Episodi fillon kur Kim dhe vajza e saj North kishin udhëtuar për në Paris në Javen e Modës.
North ka hyr në dhomën e Kimit e veshur me një xhaketë shumëngjyrëshe të cilën Kanye e kishte veshur më parë në Paris.
“Kanye nuk kujdeset për gjërat e tij dhe i fal. Unë e di që jam shumë e dhënë pas gjërave të fëmijëve të mi. Edhe Kur Kanye nuk më fliste dhe ishte I zemëruar më mua, unë isha pranë tij. Ai ka fituar disa çmime Grammy dhe unë ia kam zgjatur dorën. Fëmijët i duan dhe unë i dua të gjithë bashkë”./Indeksonline/