Policia jep detaje për plagosjen në Viti

Katër persona kanë pësuar plagë trupore pasi dyshohet të jenë përleshur me mjete të mprehta.
Rasti ka ndodhur në Viti, sot rreth orës 17:10.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Indeksonline se deri të plagosja ka ardhur pas një përleshjeje fizike.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur nje përleshje fizike në mes të disa personave.
Në këtë rast katër persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë” deklaroi Hashani për Indeksonline.
Zëdhënësi i policisë tha se njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe se kanë arrestuar tre të dyshuar, bashkë me dy të tjerë të cilët po kërkohen nga policia.
“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestur tre të dyshuar kosovarë dhe dy të dyshuar të tjerë, të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim. Për rastin është i njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, Hetimet Rajonale në Gjilan” përfundoi Hashani./Indeksonline/