75 Mall Live Search
18:56 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / C E

Kampionët e Botës mposhtin Danimarkën, sigurojnë kalimin në fazën tjetër

Franca ka vazhduar me fitore në Kupën e Botës.

“Gjelat” kanë mposhtur Danimarkën me rezultat 2-0 në rrethin e dytë të fazës së grupeve.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 61-të pas një asistimi të Theo Hernandez.

Danezët barazuan rezultatin pas 7 minutave me golin e shënuar nga Christiensen.

Golin e fitores për Kampionët e Botës e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 86-të.

Me këtë fitore, Franca është në vendin e parë me 6 pikë dhe ka siguruar kalimin në fazën tjetër. /IndeksOnline/