Sot mbyllet sezoni dimëror në Superligën e Kosovës, në program tre ndeshje interesante

Sot zhvillohen tre ndeshjet e fundit të javës së 18-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Me këto përballje mbyellet edhe sezoni dimëror në futbollin kosovar, shkruan IndeksOnline.
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Gjilnait, aty ku Gjilani do të jetë nikoqire e Ballkanit.
Në Mitrovicë, Trepça ’89 do të pret skuadrën e Prishtinës, ndërsa Malisheva luan në shtëpi ndaj Llapit.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./IndeksOnline/