Për shkak të xhelozisë, sulmon ish të dashurën

Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë, pasi i njëjti kishte sulmuar ish të dashurën e tij ditën e enjte.
Sulmi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të xhelozisë.
Policia njofton se viktima kishte pranuar tretman mjekësor pas sulmit.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.