75 Mall Live Search
12:33 / E Diele, 27 Nëntor 2022 / LB

E dhimbshme/ Publikohet fotoja dhe identiteti i 16-vjeçarit që vdiq në bjeshkët e Junikut

Një 16-vjeçar ka vdekur mbrëmë në bjeshkët e Junikut.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se viktima është D.Ramqaj, i lindur në vitin 2006, nga fshati Studenicë komunës së Istogut.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, ka thënë Gashi.