Limaj nga Prekazi: Komandant, sot të përkulur para teje me nipat dhe mbesat për t’ua treguar rrënjët e lirisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për dallim nga herët e kaluara kur ka bërë homazhe në Prekaz me bashkëpartiak, kësaj radhe ai ka shkuar me fëmijët, nipat dhe mbesat e tij.
“Komandant, sot të përkulur para teje me fëmijët, nipat e mbesat e mia.
Për t’u treguar rrënjët e lirisë të cilën e gëzojmë sot”, thuhet ndër të tjera në postimin e publikuar në faqen e Nismës Socialdemokrate.
“Urime ditëlindja, Legjendar”, ka përfunduar ai.