Shokohet Japonia, Costa Rica mposhtin Samurajët

Costa Rica ka shënuar një fitore të rëndësishme në Kampionatin Botëror.
Ata mposhtë kombëtaren e Japonisë me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Goli i vetëm u shënua nga Keysher Fuller, në minutën e 81-të.
Me këtë fitore, Costa Rica mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër.
Në Grupin E, Spanja, Japonia dhe Costa Rica, kanë nga 3 pikë, ndërsa Gjermania ka zero pikë, por që do të luaj në mbremje ndaj Spanjës./IndeksOnline/