Bislimi në Prekaz: Si Qeveri do të punojmë që zotimet e Adem Jasharit të realizohen

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Bislimi tha do të punojnë 365 ditë të cdo viti, në mënyrë që të rëalizohet amaneti i komandatit Adem Jashari.
“Kemi ardhur këtu bashkë me Qeveri e Kuvend, në vendin ku me mirë se gjithkund dëshmohet sakrifica jonë në këtë ditë të rëndësishme. Jemi krenarë për të gjithe ata burra dhe gra, që për dekada e shekuj kanë punuar palodhshëm dhe me vetmohim për të gëzuar ne këtë liri që sot e kemi. Por në të njëjtën kohë si Qeveri e Republikës së Kosovës, zotohemi se për 365 ditë të cdo viti, do të punojmë që zotimet e komandantit legjendar Adem Jasharit përfundimisht të realizohen”, tha ai./IndeksOnline/