75 Mall Live Search
16:15 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / k.v

Lladrovci uron 28 Nëntorin: Shqiptarë, kudo jeni, gëzuar!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar 28 Nëntorin për të gjithë shqiptarët kudo janë.

“Në këtë ditë madhështore, shpreh respektin dhe perkulem para veprës madhore të atdhetarëve të cilët nder breza kontribuuan për fuqizimin e ndjenjës kombëtare dhe sakrifikuan për çlirim, të gjithë heronjtë, dêshmorët dhe martirët e kombit” ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:
Shqiptarë, kudo jeni, gëzuar 28 Nëntori! Qenia dhe lavdia e kombit tonë, është e lidhur pandashëm nga 28 Nëntori. Në këtë ditë, Skenderbeu erdhi në Krujë, per t’i rezistuar një perandorie për 25 vjet. Kjo do të jetë lavdia e kombit tonë që rrezon deri sot.