Përfundon Botërori për Onanan, portieri niset drejt Kamerunit

Portieri i Kamerunit, Andre Onana ka shkuar drejtë aeroportit të Dohas, ku do të udhëtoj drejtë vendlindjes.
Marrëdhëniet e tij me trajnerin Rigobert Song u acaruan gjatë ndeshjes me Zvicrës, pasi që portieri i Interit nuk u përshtat me lojën e tij.
Onana gjatë gjithë ndeshjes kishte dalë nga zona e tij drejtë mesfushës, e kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit.
Në seancën stërvitore të së shtunës gjërat u bënë serioze dhe trajneri kishte përkrahjen edhe nga Federata dhe Eto’o.
Në ndeshjen me Serbinë, portier ishte Epassy dhe ajo i vërtetoi Onanas se kampionati për të kishte marrë fund. /IndeksOnline/