Rama jep lajmin e mirë, po finalizohet rregullorja e re e “Prishtina Parking”

Përparim Rama është drejt përfundimit të mbajtjes së një premtimi tjetër elektoral. Bëhet fjalë për rregulloren e re të Prishtina Parkingut.
I pari i kryeqytetit ka njoftuar se po rregullorja e re është drejt finalizimit.
Për këtë, Rama ka mbledhur sot drejtorët dhe grupin punues të rregullores.
I pranishëm në takim ishte edhe kryeshefi i Prishtina Parking, Sokol Havolli./Indeksonline/