75 Mall Live Search
14:30 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / B O

Brazil futet me krejt rezervat ndaj Kamerunit, por duket formacion i frikshëm edhe ky

Brazili do të luajë kundër Kamerunit në xhiron e tretë të Kupës së Botës të premten. Favoriti i parë i Botërorit mundi Serbinë 2:0, e më pas Zvicrën 1:0.

Brazili e ka të sigurtë pozitën e liderit të grupit, andaj Tite ka vendosur të bëj rotacione të mëdha në formacion për këtë sfidë.

Në 11-shen e parë do të mbetet vetëm Eder Militao, i cili do të kalojë nga pozicioni i mbrojtësit të djathtë në top.

Dhjetë lojtarë të rinj hyjnë në skuadër dhe Brazili duket tepër i fuqishëm edhe me rezerva.

Alisson poashtu do të lihet në bankën rezervë, ndërsa startues pritet të jetë Ederson i Cityt./Indeksonline/