75 Mall Live Search
20:32 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / AR

Musliu Shoshi: Dënimi me vdekje mund të jetë i vetmi shpëtim!

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar për vrasjen e gruas shtatzënë në Prishtinë.

Ajo thotë se “dënimi me vdekje mund të jetë i vetmi shpëtim”, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Dënimi me vdekje mund të jetë i vetmi shpëtim!

Edhe pse nuk gjen përkrahje në BE, me eskalimin e dhunës tanimë në baza javore, situata aktuale  është alarmante, andaj kërkon veprim konkret dhe efikas.

Dhuna ndaj gruas e vrasja e tyre, në shoqërinë tonë është bërë rutinë. Para disa ditësh u coptua një grua me sopatë e sot u vra një grua shtatzënë në QKUK! Ne reagojmë me statuse, e dhunuesit e vrasësit lirohen me procedurë të shpejtë! Deri kur kështu?!

Si grua e nënë që posa kam kaluar në procesin e shtatëzanisë e lindjes, e kujtoj shumë qartë dhimbjen që ndjen në çdo asht e qelizë të trupit, netët pagjum, çrregullimet emocionale, dashurinë e frikën nga ajo se çka do të ndodhë me ty e foshnjën… dhe prap vazhdon të zgjohesh në mengjes, punon e trajtohesh thua se asgjë nuk po ndodhë.

E pabesueshme e e paimagjinueshme se si një monstrum mundet të kryej krim mbi një trup e dy jetë!

Kërkoj nga organet e rendit dhe ligjit dënim maksimal për këtë krijesë, që vetëm njeri nuk mund të jetë!