Ministri Damka: Asnjë arsyje nuk duhet të bëjë që dikush të ngrejë dorën, apo edhe të vras një grua!

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka reaguar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.
“Një grua dhe një foshnjë e palindur janë shkëputur nga jeta.
Uroj që autori i kësaj ngjarjeje të tmerrshme, që na ngrin gjakun dhe turpëron njerëzimin tonë, të dënohet sa më shpejt përballë drejtësisë.
Asnjë arsyje nuk duhet të jetë motiv për vrasje.
Asnjë arsyje nuk duhet të bëjë që dikush të ngrejë dorën, apo edhe të vras një grua!
#Gratëpovriten
#ThuajJoDhunësNdajGrave
#Drejtësia”, ka thënë ai.