75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Gjermania eliminohet nga Kupa e Botës, nuk i kryn punë as fitorja ndaj Kosta Rikës

Gjermania ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të Grupi E në Kupën e Botës.

”Pancerat” fituan ndaj Kosta Rikës me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.

As kjo fitore nuk i ka kryer punë Gjermanisë të kaloj në fazën e eliminimit direkt, pasi Japonia mposhti Spanjën me rezultat 2-1.

Me këto rezultate Japonia në vendin e parë dhe Spanja si e dytë kalojnë në fazën tjetër./IndeksOnline/