Mediat gjermane e “sakatojnë” Gjermaninë për dështimin në Botëror
Gjermania dështon për herë të dytë radhazi në një Botëror në fazën e grupeve. Shtypi gjerman është i ashpër ndaj skuadrës, madje ka edhe falënderime nga Spanja. Mediat gjermane nuk kanë kursyer kritikat më të ashpra për skuadrën e Flick.
Sport1: “Fund i turpshëm i një skuadre tradhtare. Pas vitit 2018, Gjermania dështon sërish në fazën e grupeve të një Botërori. Pavarësisht fitores ndaj Kosta Rikës. Ekipi i DFB-së bëri budallallëqe në një garë të madhe.
BILD: “Sa e turpshme! ne jemi jashtë Tani Gjermania është vetëm një xhuxh futbolli”!
“Kicker”: “Debakli është perfekt. Gjermania për të tretën herë radhazi i dha lamtumirën një turneu madhor të enjten në mbrëmje. Shumë janë fajtorë për këtë – nga trajneri i kombëtares Hansi Flick te drejtori Oliver Bierhoff te presidenti i DFB Bernd Neuendorf./Indeksonline/