75 Mall Live Search
18:16 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / MSH

Kurti në përurimin e urës në Saradran, me produkte shqiptare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e urës në Saradran dhe panë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës “Lugu i Drinit”.

Në këtë organizim, pjesëmarrës ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Kurti i uroi banorët dhe i falënderoi për mikpritjen e përzemërt në këtë rast të rëndësishëm për ta dhe për zhvillimin infrastrukturor për Komunën e Istogut dhe Komunën e Pejës.

Mes shumë banorëve, Kurti u pa duke konsumuar produkte shqiptare.

Ai u pa me një pije të brendit të njohur “Golden Eagle”, teksa bashkëbisedonte me banorët e Saradranit.