75 Mall Live Search
09:43 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / MSH

Rama nënshkruan marrëveshjen, tri shkolla të reja në Prishtinë, ja në cilat lagje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e tri shkollave të reja.

Rama theksoi se do të mundësojnë 2500 nxënësa të kënë shkollën e tyre, pa pasur nevojë të përdorin transport.

“I kemi tri shkolla në pjesën perferike të Prishtinës, në Sofali, në Mat, Prishtinën e Re në Veternik, shkolla të cilat do t’i mundësojnë më shumë se 2500 nxënësve të shkojnë në këto shkolla. 2500 nxënësa janë 2500 familje, janë 2500 makina më pak që nuk do të kënë nevojë të vijnë në qendër të Prishtinës. Do të jetë një shlirim shumë i madh edhe i komunikacionit edhe i stresit të prindërve apo të nxenësve. Është një projekt i mirëfilltë dhe i shumëpritur”, ka thënë Rama.

Kryetari Rama tha se kostoja e ndërtimit të këtyre tri shkollave është më shumë se 13 milionë euro.