Ndërron jetë aktorja e famshme amerikane

Ka ndërruar jetë aktorja amerikane Kirstie Alley, e njohur nga komedia “Look Who’s Talking” dhe “Cheers”.
Ajo vdiq të hënën (me orën lokale) pas një beteje të shkurtër me kancerin, thanë fëmijët e saj True dhe Lillie Parker.

Menaxheri i Alley, Donovan Daughtry, konfirmoi vdekjen e saj me email kur u pyet nga agjencia e lajmeve AP.
Sipas fëmijëve të saj, Alley ishte diagnostikuar vetëm kohët e fundit me kancer.

Ajo ishte 71 vjeç. Alley luajti personazhin Rebecca Howe në serialin Cheers, i cili u transmetua për herë të parë në NBC në vitet 1980, pas largimit të aktores kryesore Shelley Long. Alley fitoi një Emmy për rolin e saj./Indeksonline/
