Bislimi raporton para komisionit lidhur më dialogun dhe planin franko-gjerman

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka raportuar para komisionit lidhur më dialogun dhe planin franko-gjerman.
Ai tha se angazhimi i palës serbë dhe Bashkimi Evropian ka ngecje.
“Pjesa ku kërkohet angazhim i palës Serbë dhe Bashkimit Evropian ka ngecje. Pala serbë ka qenë e detyruar të dërgojë të dhëna brenda një afati 7-ditorë dhe nuk e ka bëre këtë. Momenti kur i ka dërgu pas 100 ditësh ndarat kanë qenë të pakompletuara më gjasë edhe të falsifikuara”, tha ai.
“Ndërkaq, përpos tri marrëveshjeve me Kost-in, nuk i ka nënshkruar marrëveshjet me KEDS-in ende për furnizim dhe ofrimin e katër shërbimeve të shpërndarje se energjisë elektrike në katër komunat veriore pikat të cilat nuk i ka zbatuar BE-ja ka qenë falsifikimi i qasjes në infrastrukturën dizike në Veri për punëtorët zyrtarë të KEDS-it dhe të KESCO-t”, theksojë Bislimi
Ndërsa, foli edhe për çështjen e targave, ku sipas Bislimit janë dy probleme.
“Tek çështja e targave, ne kemi pasur dy probleme, problemi i parë ka qenë që marrëveshja e kaluar ka pasur afat skandence dhe e dyta ka qenë që marrëveshja e kaluar është zbatuar në mënyre disproporcion . Sipas marrëveshje se arritur në vitin 2016 palët kanë qen të obliguara në precip të reciprocitetit të vendosin stikersa për veturat e njëri tjetrit, mirëpo në praktik zbatimi ka qenë disproporcion. Meqë marrëveshja në vend të letrave ngjitës ka detyruar vozitësit e Kosovës që të nderojnë komplet targat e tyre”, vijojë ai/IndeksOnline/