Komentatori serb nuk përmend emrat e Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjen kundër Portugalisë
Portugalia është kualifikaur në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Ata sonte kanë shënuar fitore të thellë ndaj Zvicrës me rezultat 6-1, shkruan IndeksOnline.
Por deputeti shqiptar në parlamentin e serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se komentatori serb i Arena Premium, në asnjë moment nuk ka përmendur emrat e futbollistëve kosovarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Kamberi e ka quajtur këtë fashizëm i orkestriar.
Postimi i plotë:
Për 90 minuta sa zgjati ndeshja Portugali vs Zvicër, komentuesi i Arena 1 Premium nuk ka përmendur as edhe një herë të vetme emrin e Granit Xhakës.
Tmerr. Tmerr. Tmerr.
Çfarë fashizmi i orkestruar. /IndeksOnline/