75 Mall Live Search
23:03 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

U kritikuan për dokumentarin, flasin nga ekipi i Meghan dhe Harry

Ekipi i Princit Harry dhe Meghan Markle kanë mbrojtur trailerin e serialit të tyre pas kritikave të mediave të ndryshme britanike.

Disa gazeta kanë shkruar se imazhet e dokumentarit të Netflix janë përdorur marrë nga arkivat dhe fotografitë nuk kanë lidhje me çiftin, transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë, ato imazhe “nuk shpjegohen fjalë për fjalë”, thanë zëdhënësit e Sussexes për The Telegraph.

Në serialin dokumentar Harry & Meghan , nga të cilët tre episodet e para do të shfaqen të enjten, të dy flasin për arsyen pse janë larguar nga familja mbretërore britanike. Një nga shkaqet, siç e ka treguar tashmë Harry, është vëmendja e madhe mediatike. Në trailer ai ndër të tjera thotë se kishte frikë se “historia do të përsëritej”./Indeksonline/