75 Mall Live Search
15:40 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / B O

Mozzik harron se Getinjo është i mbyllur në BBVK, i shkruan vazhdimisht në “WhatsApp”

Rep artisti Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu duket se ka harruar që vëllai i tij, Getinjo është i mbyllur në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.

Një “problem” të tillë e ka treguar vet ylli i hitit “Bespreme”, përmes një storie të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, ku numëron mbi 1 milion e gjysmë ndjekës.

“Qe tri herë pe nxo veten tu i shkru në watsap Getit”, ka shkruar Mozzik.

Rep artisti, Getinjo ishte i pari që hyri në ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ndërsa bashkë me banorët e tjerë, ai do të garojë për të fituar çmimin e “Vëllait të Madh” prej 200.000 eurosh.