Petrol Company zbret çmimet, vetëm 1.34 euro nafta
Rënia e çmimeve të derivateve të naftës në bursat botërore, ka ndikuar në rënien e çmimeve dhe në Kosovë.
Është rrjeti më i madh i shitjes së derivateve me pakicë në vendin tonë “Petrol Company”, që menjëherë ka ulur çmimet e derivateve. Andaj qytetarët të cilët duan derivate cilësore dhe me një çmim tejet të volitshëm, mund të drejtohen tek “Petrol Company”.
Nga sot çmimi i naftës në pompat e “Petrol Company”, në Viti dhe Gjilan është 1.34 euro për naftën, si dhe 1.28 euro për benzinën. Më ketë çmim klientët e kësaj kompanie mund të shërbehen edhe në piken e shitjes në lagjen Arbana në Prizren.
Ndërsa në pikat tjera të shitjes nëpër Kosovë çmimi i naftës më shumicë është 1.45, me pakicë 1.40, deri sa çmimi i benzinës është 1.33 euro.