75 Mall Live Search
23:23 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Deschamps i lumtur me fitoren ndaj Anglisë, Marokon do ta marrim seriozisht

Franca ka arritur të kualifikohet në gjysëmfinale të Kupës së Botës.

”Gjelat” në çerekfinale mposhtën Anglinë me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Francës, Didier Deschampsu shpreh i lumtur për këtë fitore teksa tha se tani do të përgatiten seriozisht për ndeshjen gjysëmfinale kundër Marokut.

“Është fantastike, ishte një lojë e madhe, takuam një ekip shumë të mirë anglez. Por unë kisha një përgjigje, përsëri.

Është e mrekullueshme që të gjithë lojtarët të arrijnë sërish në gjysmëfinale.

Do të shijojmë momentin para ndeshjes të së mërkurës. Ka një mentalitet, një gjendje shpirtërore dhe kjo duket.

Unë besova në këtë qëllim me gjithë zemër dhe guxim. Ne do ta përgatisim shumë seriozisht ndeshjen kundër Marokut, kjo skuadër meriton njohje, është çdo gjë tjetër veç surprizë, ndaj do ta marrim shumë seriozisht” , tha Didier Deschamps për rmcsport.com./IndeksOnline/