75 Mall Live Search
08:32 / E Hënë, 12 Dhjetor 2022 / L K

Mëngjes i qetë mbi Urën e Ibrit

Mëngjesin e sotëm mbi Urën e Ibrit raportohet situatë e qetë dhe stabile.

Ndërsa, janë shtuar njësit e policisë dhe Eulex-it.

Ekipi i IndeksOnline po qëndron në Veri të Mitrovicës dhe do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të fundit.

KFOR-i pritet që gjatë orëve të ardhshme t’i largojë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri.

Kujtojmë që sot ambasadat amerikane e britanike në Prishtinë e Beograd kërkuan urgjentisht heqjen e barrikadave./IndeksOnline/