75 Mall Live Search
16:38 / E Hënë, 12 Dhjetor 2022 / LB

Chollet tregon pse e anuloi vizitën në Kosovë

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka reaguar pasi anuloi vizitën në Kosovë.

Ai tha se kjo ndodhi për shkak se ka dalë pozitiv me COVID-19.

“Më vjen keq që do të më duhet të shtyj udhëtimin tim në Ballkan dhe Bruksel për shkak të një testi pozitiv për COVID. Unë do të mbetem i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres të bëj udhëtimin në fillim të vitit të ardhshëm”, shkroi ai në Twitter.