75 Mall Live Search
17:24 / E Hënë, 12 Dhjetor 2022 / AR

Nebiaj dhe Doda zyrtarisht deputetë të Kuvendit të Shqipërisë

Oriola Nebiaj dhe Petrit Deda kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetit pas betimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Nebiaj ka marrë mandatin e lënë nga ish-deputetja e PD, Grida Duma, e cila la politikën për të marrë drejtimin e një emisioni në një nga televizionet kombëtare.

Ndërkohë deputeti Petrit Doda ka marrë mandatin e Alfred Rushajt, i cili u largua nga politika një muaj më parë.

Doda edhe pse ishte i 31-ti në listën e PD për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, e mori mandatin pasi kishte siguruar më shumë vota se kolegët e tij./Abcnews.al/