Sabri Fejzullahu elektrizon skenën me këngën “O moj ti me sytë e zi”

Sabri Fejzullahu është rikthyer në skenën e “Dance Albania” dhe ka elektrizuar të gjithë skenën me interpretimin e këngës “O moj ti me sytë e zi”.
I shoqëruar nga duartrokitjet e publikut, legjenda e muzikës Sabri Fejzullahu ka emocionuar me intepretimin e tij, si gjithmonë unik.
Pas inteperetimit, Sabri Fejzullahu ka thënë se është i lumtur që ndodhet në “Dance Albania” pasi e kthen pas në kohë kur ishte konkurrent në spektakël.
“Jam shumë i lumtur që jam në televizionin më të shikuar Tv Klan. Arsyeja është se Dance Albania përcillet me admirim dhe më rikthen atë kohën kur unë kam marë pjesë në Dance”, u shpreh Sabri Fejzullahu.