75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 13 Dhjetor 2022 / C E

Liverpooli në pozitë të mirë për të nënshkruar me Bellingham

Liverpooli gjithnjë e më shumë po flitet se do të jetë destinacioni i radhës i super talentit anglez, Jude Bellingham . 

Sipas gazetarit të njohur, Kevin Palmer, Liverpool është në pozitën më të mirë për të nënshkruar me mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Reds kanë rritur përpjekjet për të nënshkruar me talentin anglez dhe kanë arritur që të mposhtin skuadrat e tjera, pothuajse tërësisht. 

Prindërit e Bellingham janë duke tentuar që djalin e tyre ta rikthejnë në Angli, me Liverpool që dëshiron të nënshkruajë më të.

Madje për këtë thuhet se në negociata të drejtpërdrejta është duke marrë pjesë vetë trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.