75 Mall Live Search
17:41 / E Martë, 13 Dhjetor 2022 / B O

Portieri shqiptar i Dinamos transferohet te Eintracht Frankfurt

Portieri shqiptar Simon Simoni ka kaluar nga Dinamo e Tiranës te Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane. Për transferimin ka njoftuar klubi tiranas.

“FC Dinamo ka kënaqësinë t’iu njoftojë se ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit Simon Simoni në Bundesliga-n gjermane. Prej muajit Janar, portieri 18-vjeçar do të jetë pjesë e ekipit të Eintracht Frankfurt. FC Dinamo i uron Simonit suksese në karrierë dhe i shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë me fanelën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!”, ka njoftuar klubi shqiptar.

Marrëveshja është konfirmuar edhe nga klubi gjerman.