75 Mall Live Search
20:02 / E Martë, 13 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Sukses i madh, talenti kosovar nënshkruan me Parmën e madhe të Italisë

Talenti kosovar Dren Tërnava, ka bërë një hap të madh drejtë karrierës së tij.

Futbollisti nga Prishtina por i rritur në Finlandë, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e madh Italian Parma.

Mesfushori kosovar u transferuar në Itali nga skuadra finlandeze, TPS Turku.

Tërnava luan në pozitën e qendër-mesfushorit dhe bëhet fjalë për një talent me të ardhme të madhe.

17-vjeçari menaxhohet nga një prej kompanive më të njohura në Evropë, CAA Base e cila  menaxhon yjet botërore si: Raphael Varane, Heung Min Son, Kyle Walker, Carlo Ancelotti etj. /IndeksOnline/