Ja kush po merr pjesë e kush po mungon në mbledhjen e Këshillit të VV (Video-Foto)
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Udhëheqësi i këshillit të LVV-së, Hydajet Hyseni ka thënë se të pranishëm janë gjithsej 133 delegatë.
Hyseni ka thënë se për mos pjesëmarrjen e tyre kanë njoftuar Visar Ymeri, Shqipe Pantina, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti dhe Ali Laçi.
“Mungojnë për arsye të ndryshme, e disa për udhëtime jashtë vendit. Janë 133 delegatë që do të thotë kemi kuorum”, ka thënë ai.