75 Mall Live Search
07:42 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Kërcënon punëtorët në një pompë të Podujevës, arrestohet i dyshuari

Sot në orët e hershme të mëngjesit, disa punëtorë të një pompë derivatesh në Podujevë janë kërcënuar nga një person.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se kërcënimi ka ndodhur rreth orës 01:00 kurse pas kërcënimit, ata e kanë lajmëruar rastin në polici.

Policia e Kosovës, ka intervenuar menjëherë duke e arrestuar të dyshuarin. /IndeksOnline/