75 Mall Live Search
08:04 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Rikthehen bombardimet në Kiev, rrëzohen 10 dronë iranianë

Shpërthime të fuqishëm u regjistruan mëngjesin e së mërkursë në qendër të Kievit në Ukrainë, duke rikthyer edhe njëherë situatat e ditëve të para të luftës së Rusisë në muajin shkurt, kur kryeqyteti ishte objektiv kryesor i ushtrisë së Putin.

Kryetari i Bashkisë Vitali Klitschko njofton se shpërthimet tronditën zonën qendrore të Shevchenkivsky ku janë dërguar dhjetëra ambulance për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba tha se sistemet e mbrojtjes raketore janë aktivizuar, ndërkohë që Klitschko shtoi se janë të paktën 10 dronë Iranian Shahed të rrëzuar.

Administrata ushtarake e qytetit tha se një fragment droni kishte goditur dy ndërtesa administrative në qendër të qytetit, teksa nuk ka raportime për viktima.