75 Mall Live Search
08:54 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Sancho i dëshpëruar, është keq fizikisht e shpërtisht, i shlyen të gjitha në Instagram

Jadon Sancho, sipas Erik ten Hag zbulon se Sanco nuk është fizikisht dge mendërisht i gatshëm të luaj për Man United.

Nënshkrimi prej 73 milion £, ka munguar në stërvitje me klubin dhe ka fshirë të gjitha postimet nga rrjetet sociale.

Jadon Sancho po stërvitet larg Manchester United dhe nuk do të kthehet derisa të jetë i gatshëm fizikisht dhe mendërisht për të luajtur sërish për klubin.

Sancho ka punuar në Holandë  me trajnerë të besuar nga menaxheri i tij Erik ten Hag, pasi nuk ka gjuajtur topin për United që nga 22 tetori për shkak të sëmundjes.

22-vjeçari humbi kampin stërvitor të klubit në Spanjë javën e kaluar pasi u la jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës.

Sancho, i cili iu bashkua United 18 muaj më parë për 73 milionë funte nga Borussia Dortmund, çaktivizoi llogaritë e tij në mediat sociale muajin e kaluar për t’u fokusuar te familja e tij dhe në gjysmën e dytë të sezonit./IndeksOnline/