Nënkryetarja e VV-së: Të mos kushtëzohet askush, bëjë thirrje pë bashkim
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha ka thënë se ka ardhur koha për të mbajtur mbledhjen e organit më të lartë partiak.
Ajo ka theksuar se brenda 4 muajve të fundit të mandatit Këshilli i Përgjithshëm duhet të caktojë datën e zgjedhjeve si dhe të ngarkojë me punë, transmeton Indeksonline.
“Këto zgjedhje do të jenë të rregullta dhe të zakonshme, do të votojë e gjithë anëtarësia sipas parimit një anëtarë një votë. Të mos kushtëzohet të mos vështirësohet në asnjë mënyrë. E shfrytëzojë rastin për të bërë thirrjen për bashkim. Bashkim jo rreth një personi, por rreth demokracisë dhe vlerave për të cilat jemi dakorduar të gjithë bashkë.”, ka thënë ajo. / Indeksonline/