75 Mall Live Search
16:16 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Sigal Prishtina dhe Trepça dënohen pas incidentit në finalen e Superkupës

Të dielen është zhvilluar finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Kjo ndeshje nuk shkoi edhe aq mirë, pasi kishte një incident të shumta, që i detyruan të reagojnë organet kompetente për dhunën e shfaqur nga tifozët, shkruan IndeksOnline.

Rreth këtyre incidenteve, Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka dënuar klubin e Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Pas shqyrtimit, KG i FBK-së ka marrë vendim që të dënojë Sigal Prishtinën dhe Trepçën me nga 2,000 euro.

Por, ky nuk është dënimi i vetëm për Sigal Prishtinën, pasi që bardhekaltrit janë suspenduar me një ndeshje pa shikues. Kjo gjë vjen si pasojë e ndezjes së mjeteve piroteknike në parket ose në afërsi, të cilat ndërprenë ndeshjen për 15 minuta.

Ndërkaq, dënimet me nga 2,000 euro secila skuadër i merr si pasojë e shkeljes së neneve 49.4 (600 euro), 49.7 (400 euro) dhe 49.9 (1,000 euro).

Neni 49.4: Hedhja e gjësendeve të forta që mund të shkaktojnë lëndime të rënda dhe dënohet me 600 euro.

Neni 49.7: Animi dhe sjellja josportive e shikuesve ndaj policisë, sigurimit, institucioneve, FBK-së, etj. dënohet me 400 euro.

Neni 49.9: Largimi në zhveshtore pas vërejtjes së parë nga gjyqtari i parë (5-minuta) dënohet me 1 mijë euro.

Kujtojmë që pas largimit të tifozerive nga palestra, ndeshja vazhdoi dhe Prishtina mposhti Trepçën me rezultat 73:54./IndeksOnline/