75 Mall Live Search
19:45 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / AR

Dikush pa një ëndërr me Zelensky-n dhe kur u zgjua, mori gjobë!

Ivan Losev, 26 vjeç, nga Rusia, doli në gjyq në qytetin Siberian të Chita-s javën e kaluar sepse pa një ëndërr me Volodymyr Zelenksyn, presidentin e Ukrainës.

Losev, vendosi ta ndante eksperiencën e tij në Instagram, platformë që shpesh e përdorte edhe për të kritikuar pushtimin rus.

26-vjeçari u gjobit me 30,000 rubla (thuajse 50,000 lekë) për shkeljen e ligjit në lidhje me kritika ndaj luftës. Akuzat ndaj tij mund të dënohen deri në 15 vite burg.

“Kam parë në ëndërr sikur isha në një tip kampi stërvitor, kur papritur hynë forcat e armatosura ukrainase, të udhëhequra nga Zelensky. Ata i lidhën të gjithë dhe do të na qëllonin. Por në atë moment, Zelensky më sheh dhe më thotë: ‘Oh kam parë postimet e tua në Instagram, lavdi Ukrainës!”

Z. Losev tha se presidenti ukrainas e liroi atë në ëndrrën e tij, – por urdhëroi trupat ukrainase të qëllonin “të gjithë të tjerët”.

Ai më pas i kërkoi Zelenskit një selfie.

Më pas, i riu u “zgjua” nga ëndrra, për ta gjetur veten në rajonin e policisë. Losev e kritikon rastin e tij si “idiotësi”.

“Nuk e imagjinoj dot si një oficer pa postimin tim dhe iu duk normale të bënte gjithë këtë. Më duket e gjitha qesharake”, u shpreh ai.