Deschamps i emocionuar dhe krenar që dërgoi Francën në finale për të dytën herë radhazi

Kombëtarja franceze ka kaluar në finale të Kupës së Botës, pasi sonte mposhti Marokon md rezultat 2-0.
Kjo është hera e dytë radhazi që Franca arrin në finale të Kampionatit Botëror, ku mban edhe epitetin e Kampionit në fuqi, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Francës, Didier Deschamps foli për “TF1″ ku tha:
“Ka emocion, ka krenari. Edhe një herë, ishte një hap i rëndësishëm. Ka ende një tjetër për të luajtur. Ne kemi qenë me lojtarët për një muaj, nuk është kurrë e lehtë, por ka qenë një kënaqësi deri tani”.
Në finale Franca do të përballet me Argjentinën./IndeksOnline/