Kuvendi sot mbanë seancën e radhës

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës.
Seanca do të fillojë prej orës 10:00.
Ndërsa, prej orës 9:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të drejtohet drejt Kuvendit.
Osmani do të flasë para deputetëve të Kuvendit.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i vendit obligohet që së paku njëherë në vit t’i drejtohet Kuvendit./IndeksOnline/