Afron koha e shitjes së Manchester United, shifra është tejet e madhe

Shitja e Manchester United mund të përfundojë para fundit të tremujorit të parë të vitit 2023, sipas The Athletic.
Grupi Raine, të cilit i është dhënë përgjegjësia për organizimin e shitjes, shpreson të gjejë një klient deri në mars ose prill 2023.

Glazers po kërkojnë të mbledhin 6-7 miliardë funte për marrëveshjen duke i shitur të gjitha të drejtat e pronësisë klubit.
Negociatat do të nisin me ofertën maksimale.
Kështu, ka shumë të ngjarë që djajtë e kuq mund të kenë pronarë të rinj gjatë verës. Merkato e transferimeve dimërore do të jetë e fundit për Manchester United nën pronarët aktualë.