75 Mall Live Search
12:00 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / AR

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” pjesë e BBV Albania?

Ende nuk ka filluar “Big Brother Vip Albania”, po që ka shumë emra që po aludohen se do jenë pjesë e këtij spektakli.

Pas Tea Trifonit, edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonia Gjoka habiti ndjekësit me postimin e saj.

Ajo ndau tri fotografi joshëse, ku ka bërë një mbishkrim që zgjoi kureshtje të madhe.

“Hapet zyrtarisht televotimi per banoren Antonia👀”, shkroi ajo ku kjo fjali thuhej në BBV albania.

Se a do jetë pjesë ende nuk dihet, por që Gjoka nuk ka dhënë ndonjë përgjigje definitive./Indeksonline/