75 Mall Live Search
13:31 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Barcelona dhe Arsenali në garë për yllin e Premier Ligës

Arsenali dhe Barcelona janë në garë për yllin e Leichesterit, Youri Tielemans.

Youri Tielemans është një nga mesfushorët që Barcelona kishte në agjendën e tyre, por Arsenali duket se do të nënshkruajë me lojtarin e Leciester City.

Liderët e Premierligës, të drejtuar nga Mikel Arteta, i cili e ka ndjekur për një kohë të gjatë lojtarin , janë të gatshëm të bëjnë përpjekje për ta nënshkruar me të  këtë janar.

Ata janë të përgatitur të ofrojnë deri në 20 milionë paund, gjysma e asaj që Leicester pagoi në 2019.

Ndërkohë që ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e Tielemans, mesfushori, i cili sapo është kthyer nga Botërori i Katarit.

“Nuk do të flas shumë për situatën time të kontratës për momentin. Familja ime është shumë e lumtur atje (në Leichester) dhe kjo është e rëndësishme. Nuk u largova në verë sepse gjithmonë kam thënë se klubi ku do të shkojë duhej të ishte i duhuri”, ka thënë ai.

Ajo që ai e ka të qartë është se situata në klubin e tij aktual nuk është më e mira, por ai preferon t’i lërë negociatat për të ardhmen në duart e përfaqësuesit të tij. /IndeksOnline/