75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

”Luftë” mes ekipeve të Premier Ligës për shërbimet e Youssoufa Moukoko

Katër ekipet e mëdha të Premier Ligës, siç duket janë në ”luftë”, për shërbimet e  yllit të Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko.

Chelsea, Liverpool, Tottenham dhe Manchester United janë në një garë të hapur që ta bëjnë sulmuesin pjesë të skuadrës së tyre.

18-vjeçari është një nga sulmuesit e rinj më premtues në botë, pasi ka luajtur tashmë 52 ndeshje në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve që kur  ju bashkua ekipit të tij të parë në moshën 16-vjeçare.

Chelsea po monitoron sensacionin e adoleshencës teksa kërkon të nënshkruajë me një sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit – megjithëse mund të përballet me konkurrencë të ashpër në përpjekjen e tyre për ta sjellë atë në Stamford Bridge.

Përveç Chelsea,  Liverpool, Tottenham dhe Manchester United janë gjithashtu të interesuar për lojtarin të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Më parë u raportua se Dortmundi do të ishte i kënaqur me shitjen e Moukokos në janar nëse nuk mund ta bindin atë të nënshkruajë një marrëveshje të re – gjë që ata nuk kanë arritur ta bëjnë deri më tani.

Sulmuesi 19-vjeçar ka shënuar 21 gola për kampionët norvegjezë këtë vit dhe raportohet se disa klube janë të interesuara.

Por sot, është zbuluar nga Fabrizio Romano – se Blutë janë ‘në prag’ të nënshkrimit të yllit të ri. /IndeksOnline/