Dyshja e ”frikshme” e City-t, ribashkohen në stërvitje

Dyshja e Manchester City, Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne janë ribashkuar në stërvitje, në atë që do të jetë një pamje që ngjall frikë tek rivalët e tyre në Premier Ligës.
Mesfushori u rikthye në detyrën e Man City këtë javë pas eliminimit të Belgjikës nga Kupa e Botës.
Dyshja krijuan një partneritet të frikshëm në muajt e parë të sezonit të Premier Ligës.
Haaland ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm në karrierën e tij në Angli, pas lëvizjes së tij gjatë verës nga Borussia Dortmund, duke shënuar 18 gola në vetëm 14 ndeshje.
Ndërkohë, De Bruyne kryeson listën e asistimeve të ligës me nëntë asistime deri më tani këtë sezon, me pesë prej tyre që sulmuesi norvegjez i realizoj në gola.
Pavarësisht kësaj, Man City ka shumë punë për të bërë për ta rikthyer veten në krye të tabelës.
Pas humbjes së tyre shokuese 2-1 ndaj Brentfordit para pushimit të Kupës së Botës, ata ulen pesë pikë larg liderit të ligës Arsenal. /IndeksOnline/