75 Mall Live Search
11:24 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / B O

Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit, anulohen të gjitha fluturimet

Të gjitha fluturimet në aeroportin e Shkupit janë anuluar për shkak të një raportimi për vendosjen e një mjeti shpërthyes në këtë aeroport, raporton agjencia maqedonase e lajmeve, “Makfax”.

Raportohet se evakuimi urgjent i punëtorëve dhe i pasagjerëve është duke u zhvilluar.

Ditëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut ka pasur alarme për bomba në institucione, shkolla, qendra tregtare e ndërtesa banimi.

Vetëm të enjten, në shtetin fqinj u bënë 49 raportime për bomba të vendosura në objekte të ndryshme.