Lëndohen Tchouameni dhe Theo Hernandez, mungojnë në stërvitjen e fundit

Kombëtarja franceze po përballet me probleme të ndryshme para finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës.
Së fundit mbrojtësi i majtë Theo Hernandez dhe mesfushori Aurelien Tchouameni, kanë munguar në stërvitjen e fundit të Francës, transmeton IndeksOnline.
Raportohet se kjo dyshe nuk u stërvitën me pjesën tjetër të grupit të premten për shkak të një dëmtimi përkatësisht në ijë dhe në gju.
Tchouameni dhe Theo Hernandez kanë qënë dy nga futbollistët kryesor të Francës deri më tani, dhe mungesa e tyre në finale do të jetë problem i madh për trajnerin Didier Deschamp./IndeksOnline/