75 Mall Live Search
20:10 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Lushtaku: E vlerësoj reagimin e Kurtit, por pse po heshtë presidentja?

Deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar në lidhje me dënimin që Gjykata Speciale i dha Komandant Calit.

Ai ka thënë se ky dënim vërteton “padrejtësinë Speciale”, ndaj luftës për mbrojtjen e atdheut tonë.

Më tutje ai ka vlerësuar shkrimin e Kryeministrit rreth kësaj ngjarje, ndërsa për Presidenten e vendit ka një pyetje.

‘’Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare? Shprehu znj. Osmani?!’’, ka shkruar Lushtaku në rrjetin e tij social Facebook.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale, i shpallur sot ndaj Calit, vërteton “Padrejtësinë Speciale” ndaj luftës për mbrojtjen e pragut të shtëpive tona.

Shprehi indinjatën më të madhe ndaj këtij trupi gjykues, i cili dënon mbrojtësit e familjeve shqiptare, pa fakte.

Ndërkohë, Albin Kurti më në fund i tha disa fjalë për këtë rast dhe për UÇK-ën, që vlen të vlerësohet!

Por, të njejtën gjë nuk e bëri Presidentja e vendit, znj. Osmani.

Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-ën apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?

Shprehu znj. Osmani?!